97 persona të shëruar nga COVID-19

  • E.K /
  • 07 September 2020 - 15:26
97 persona të shëruar nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 97 persona nga COVID-19

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.993”, ka njoftuar IKShPK.

IKSHPK ka njoftuar se për 24 orë janë shënuar 85 raste të reja me COVID-19, ndërkaq kanë vdekur 5 persona.

 “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 432 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 85 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, ka njoftuar IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 14.204 raste nga 54.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes.

(Kosova Sot Online)