Presidenti Thaçi sot u tha se duhet të kërkojnë falje, vjen reagimi i Vetëvendosjes

  • A.P /
  • 07 September 2020 - 18:13
Presidenti Thaçi sot u tha se duhet të kërkojnë falje, vjen reagimi i Vetëvendosjes

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar deklaratat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ku tha se duhet t’i kërkojnë falje popullit ata që thanë se do të ketë thika mbi hartat e Kosovës

Haxhiu ka shkruar në Facebook se pyetjen për thika e harta, Thaçi duhet të ia bëjë vetes.

“Pyetjen për thika e harta presidenti është shumë vonë t’ja bëjë dikujt tjetër. Pyetja e tij është pyetje ekskluzivisht për vetën, anipse përgjigjen e dimë, madje të vërtetën. Tash pasi kjo gjë u vërtetua e stërvërtetua nga vet Grenell e Bolton nuk ka pse i bën pyetjet përgjigjet e së cilave i kemi të mirënjohura”, ka shkruar Haxhiu.

“Përtej kësaj, edhe para përgjigjeve të zyrtarëve amerikanë kemi deklaratat e vetë presidentit, nga deklarata në forumin e Alpbach në Austri, ku deklaronte se është i gatshëm edhe për marrëveshje ku përfshihen lëvizjet e kufijve, e deri te quajtja e veriut të vendit dhuratë e Rankoviqit, s’janë asgjë tjetër pos përpjekje me thika mbi hartën e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

(Kosova Sot Online)