Virologu gjerman: COVID-19 i pranishëm deri në vitin 2023

  • E.K /
  • 08 September 2020 - 08:18
Virologu gjerman: COVID-19 i pranishëm deri në vitin 2023

Virologu gjerman Hendrik Streeck, ka paralajmëruar se virusi mund të zgjas edhe tri vite të tjera.

Profesori gjerman tha se tha se rastet do të jenë të pranishme dhe duhet të mësohemi me të jetuarit në këtë mënyrë.

“Ky virus nuk po zhduket. Tani është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme, do të jemi duke luftuar me Covid-19 edhe në vitin 2023”, raporton Daily Record.

Shkencëtari tha se vaksina mund të zbulohet, por ka dyshime mbi shpejtësinë e efikasitetit të saj.

“Vaksina mund të jetë zgjidhja, por nuk e dimë ende.Shpresat për një vaksinë nuk janë të garantuara dhe njerëzit duhet të përgatiten të ndryshojnë jetën e tyre të përditshme”.

(Kosova Sot Online)