Lexoni edhe:
Këto janë ngjarjet që priten të zhvillohen sot në Kosovë
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, tha të martën se vendi i tij e ka kaluar një test historik dhe të jashtëzakonshëm gjatë menaxhimit të pandemisë. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një ceremonie për shpërblimin e punëtorëve shëndetësorë me medalje të arit.
Makineria propaganduese e shtetit komunist ka dhënë vlerësime të larta për punën e autoriteteve gjatë pandemisë Covid-19, duke e cilësuar menaxhimin e krizës si shembull të shkathtësisë dhe organizimit të udhëheqësisë komuniste, shkruan The Guardian.
Këto janë ngjarjet që priten të zhvillohen sot në KosovëLexoni edhe:
Presidenti Jinping ndau medalje ari për katër zyrtarë nga fusha e shëndetësisë në një tubim ku të pranishëm ishin qindra delegatë. Të gjithë delegatët kishin maska të vendosura.
“Ne kemi kaluar një test të jashtëzakonshëm dhe historik”, tha kreu i shtetit me popullsinë më të madhe në botë, duke e vlerësuar lart vendin për, siç tha ai, përpjekjen heroike kundër sëmundjes së re.
“Shpejt arritëm sukses fillestar në luftën e njerëzve kundër koronavirusit. Ne jemi duke e udhëhequr botën në rimëkëmbje ekonomike dhe në luftën kundër Covid-19”, shtoi Jinping.
Sidoqoftë, disa shtete e kanë kritikuar punën e Kinës gjatë pandemisë. Shtetet e Bashkuara dhe Australia e kanë akuzuar sueprfuqinë aziatike për fshehje të prejardhjes dhe shkallës së vërtetë të përhapjes së virusit.
(Kosova Sot Online)