Hapet sot ekspozita “Uniforma blu gjatë pandemisë COVID-19”

  • E.K /
  • 08 September 2020 - 09:37
Hapet sot ekspozita “Uniforma blu gjatë pandemisë COVID-19”

Organizata joqeveritare “Culturat” në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë të martës do të hap një ekspozitë.

Ekspozita do titullohet “Uniforma blu gjatë pandemisë COVID-19”.

Sipas njoftimin, ekspozita do të hapet sot në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, nga ora 12:00.

Ndryshe, megjithëse gjatë gjithë përballjes me pandeminë, që nga marsi i këtij viti, Policia e Kosovës ka qenë e ekspozuar ndaj rrezikut të infektimin me COVID-19, duke qenë gjithmonë në terren, atyre ende nuk u janë paguan 300 euro nga Pako emergjente dhe as orët shtesë, për çka Sindikata e Policisë ka paralajmëruar protesta.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka paralajmëruar protesta, në rast se Qeveria e Kosovës brenda një jave nuk ua përmbush kërkesat e tyre.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku thuhet se deri më tani policëve nuk iu janë paguar 300 euro nga pako emergjente e as orët shtesë.

(Kosova Sot Online)