Nëna e deputetes mundësoi lindjen e dy fëmijëve brenda një ore në Suharekë

  • E.K /
  • 08 September 2020 - 10:42
Nëna e deputetes mundësoi lindjen e dy fëmijëve brenda një ore në Suharekë

Deputetja Albena Reshitaj i ka dedikuar një postim në Facebook nënës së saj Resmije Bujupi Reshitaj, e cila punon si mami në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Mamia Reshitaj me përvojë punë 42 vjeçare ka mundësuar ardhjen në jetë të dy fëmijëve brenda një ore në QKMF.

Postimi i plotë i deputetes:

Ndonëse numëron 42 vite punë në ofrim të shërbimeve mjekësore për qytetarët duke shpëtuar nga dy jetëra në të njejtën kohë dhe ne prag të pensionit, Mami im nuk ndalet për asnjë moment për të dhënë kontributin e saj.

Edhe pse në përballje me pandeminë Covid19 dhe me rrezik të lartë në vendin e punës, sot në “QKMF” në Suharekë nën përgjegjësinë e saj të “Mamisë”, për një orë erdhën në jetë dy engjuj, të cilëve ju dëshiroj shëndet e më të mirat e botës!

Ndërsa mamin tim Resmije Bujupi Reshitaj e falenderoj për të gjithë punën e saj të palodhëshme dhe që me përkushtim e ka bërë si profesioniste shëndetësore mbi katër dekada. Gjithashtu falenderoj dhe i përgëzoj për punë të gjitha mamitë e sidomos ato të QKMF-së Suharekë.

(Kosova Sot Online)