Lexoni edhe:
Ndotja e mjedisit shkakton 13% të vdekjeve në Evropë
India dhe Kina i kanë akuzuar ushtarët e njëra-tjetrës për të shtëna në incidentin më të ri në pjesën e kontestuar të kufirit në Himalaje.
Kina fillimisht pretendoi se ushtarët indianë e kaluan vijën e kontrollit në rajonin kufitar perëndimor të hënën dhe hapën zjarr në atë që e cilësuan si provokim të rëndë ushtarak, duke thënë se ky veprim nxiti kundërmasa.
Ndotja e mjedisit shkakton 13% të vdekjeve në EvropëLexoni edhe:
India i ka mohuar akuzat e Kinës për shkelje të marrëveshjeve kufitare dhe i akuzoi trupat kineze për hapje të zjarrit në ajër për t’i frikësuar ushtarët indianë dhe e vlerësoi këtë veprim si aktivitet provokues, shkruan The Guardian.
Marrëdhëniet mes dy fuqive aziatike janë tensionuar që nga përleshja ushtarake e 15 qershorit, kur ishin vrarë 20 ushtarë indianë. Kina dhe India kanë marrëveshje për ndalimin e përdorimit të armëve të zjarrit në brezin kufitar. Për herë të fundit, armët në këtë kufi janë shkrepur para 45 vjetëve.
Një zëdhënës i ushtrisë kineze tha se India i ka shkelur marrëveshjet e arritura mes dy vendeve dhe paralajmëroi se veprimet e këtij vendi lehtë mund të shkaktojnë keqkuptime dhe gjykime të gabuara.
(Kosova Sot Online)