Indonezia goditet nga një tërmet prej 6.2 shkallësh

  • E.K /
  • 08 September 2020 - 11:47
Indonezia goditet nga një tërmet prej 6.2 shkallësh

Një tërmet me fuqi prej 6.2 shkallësh të Rihterit është regjistruar në orët e hershme të së martës në provincën Maluku të Indonezisë.

Agjencia për Meteorologji, Klimatoligji dhe Gjeofizikë raportoi se epiqendra e këtij tërmeti ishte 198 kilometra në juglindje të Malukut dhe thellësia e tij ishte 193 kilometra nën shtratin e detit.

Autoritetet e vendit aziatik akoma nuk kanë raportuar për pasoja në njerëz apo dëme material nga ky tërmet, shkruan Anadolu.

Indonezia goditet shpesh nga tërmetet, disa prej të cilave kanë qenë fatale për shumë njerëz. Ky shtet shtrihet në të ashtuquajturën “Unazë e zjarrit”, që është zonë me aktivitet të lartë sizmik përreth Oqeanit Paqësor.

Në shtator të vitit 2018, mbi 4,300 persona vdiqën nga një tërmet prej 7.5 shkallësh që e goditi rajonin Sulawesi të Indonezisë.

(Kosova Sot Online)