Ishte në gjendje te rëndë nga koronavirusi, 19-vjeçarja përdhunohet në ambulancë nga punonjësi që duhet ta çonte në spital

  • E.K /
  • 08 September 2020 - 12:51
Ishte në gjendje te rëndë nga koronavirusi, 19-vjeçarja përdhunohet në ambulancë nga punonjësi që duhet ta çonte në spital

Një vajzë 19-vjeçare e prekur nga koronavirusi u përdhunua brenda një ambulance, nga një punonjës i cili duhet ta shoqëronte nga shtëpia në spital, pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua.

Një histori drithëruese e cila vjen nga India, nga shteti i Kerala.

Drejtuesi i ambulancës, duhet të transportonte 19-vjeçaren dhe një grua tjetër në spital.

Por pasi çoi gruan në një qendër kurimi, duke përfituar nga fakti që mbeti vetëm me vajzën, e përdhunoi, pasi e çoi ambulancën në një vend të mënjanuar.

Pas përdhunimit të ndodhur të shtunën mbrëma, burri i moshës 40-vjeçare i kërkoi falje viktimës, duke iu lutur që të mos e denonconte.

Mirëpo e reja kishte arritur me sforco që të filmonte disa sekuenca, duke denoncuar gjithçka menjëherë sapo mbërriti në spital.

I dyshuari u pushua menjëherë nga puna dhe u arrestua nga policia

(Kosova Sot Online)