Kina e tepron pak: Prezantuesja e lajmeve na e rrezikoi sigurinë kombëtare

  • E.K /
  • 08 September 2020 - 13:27
Kina e tepron pak: Prezantuesja e lajmeve na e rrezikoi sigurinë kombëtare

Autoritetet kineze kanë thënë se një gazetare australiane, të cilën po e mbajnë në ndalim policor për disa javë, është duke u hetuar për shkak të dyshimeve për rrezikim të sigurisë kombëtare.

Cheng Lei, prezantuese e lajmeve për televizionin CGTN, dyshohet për aktivitet kriminal që e rrezikon sigurinë kombëtare të Kinës, thuhet në njoftim. Ajo është ndaluar nga autoritetet me datën 14 gusht.

Marrëdhëniet mes Australisë dhe Kinës janë tensionuar viteve të fundit. Australia e ka akuzuar Kinën për fshehje të origjinës së koronavirusit, ndërsa Kina ka vendosur taksa shtesë për mallrat australiane.

Zonja Cheng është gazetare e respektuar për biznes dhe jepte lajme në gjuhën angleze në televizionin CGTN. Në gusht, ajo papritmas u zhduk nga ekrani dhe humbi kontaktet me miqtë dhe të afërmit. Kina më në fund njoftoi se gazetarja është ndaluar dhe është duke u mbajtur nën vëzhgim në një vend të panjohur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, tha se qeveria e ka ndaluar këtë gazetare për shkak të dyshimeve për rrezikim të sigurisë kombëtare, duke thënë se autoritetet kanë marrë masa të detyrueshme kundër saj. Ai shtoi se hetimet kundër gazetares kanë filluar.

(Kosova Sot Online)