Agim Veliu godet Vjosa Osmanin: Nuk mbahet mend kërcimi i kryetarit të Parlamentit në parti tjera

  • G.G /
  • 08 September 2020 - 13:36
Agim Veliu godet Vjosa Osmanin: Nuk mbahet mend kërcimi i kryetarit të Parlamentit në parti tjera

Nënkryetari i LDK’së e Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu e ka goditur sot kryeparlamentaren Vjosa Osmani përmes një shkrimi në Facebook, një ditë pasi që kryetarja e Kuvendit tha për herë të parë se do të vazhdojë një rrugë të re politike pa Lidhjen Demokratike.

Veliu në Facebook ka shkruar se në historinë e parlamentit nuk mbahet mend që kryetari i Kuvendit të jetë person jo partiak.

“Në historinë e parlamentarizmit demokratik nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë qenë person jo partiak”, ka thënë Veliu, duke shtuar se nuk mbahet mend as kalimi i kryeparlamentarit në ndonjë parti tjetër.

“Po ashtu, nuk mbahet mend kërcimi i kryetarit të Parlamentit në parti tjera”, ka shkruar nënkryetari i LDK’së.

Ky reagim i Veliut vjen një ditë pasi që Osmani tha se do të shikojnë mënyra të bashkëpunimit me kreun e LVV’së, Albin Kurtin.

 

Neë historineë e parlamentarizmit demokratik nuk mbahet mend qeë kryetari i Parlamentit teë keteë qeneë person jo partiak! Po ashtu, nuk mbahet mend keërcimi i kryetarit teë Parlamentit neë parti tjera!

Publiée par Agim Veliu sur Mardi 8 septembre 2020

(Kosova Sot Online)