Lajm i mirë: Asnjë viktimë në Kosovë nga Covid -19 në 24 orët e fundit

  • E.K /
  • 08 September 2020 - 15:05
Lajm i mirë: Asnjë viktimë në Kosovë nga Covid -19 në 24 orët e fundit

Kosovës të hënën i janëë shtuar 97 raste tëë reja me koronavirus, pas marrjes sëë 481 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve nuk është shënuar asnjë viktimë. Me të dhënat e fundit numri total I viktimave në vend mbetet në 568.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 481 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 97 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk janë raportuar raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)