Zemaj: Po ndihem mirë që në 24 orët e fundit s’ka asnjë të vdekur nga Covid 19

  • A.P /
  • 08 September 2020 - 16:05
Zemaj: Po ndihem mirë që në 24 orët e fundit s’ka asnjë të vdekur nga Covid 19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, po thotë se lajmi se në Kosovë nuk ka pasur të vdekur nga COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit, nuk e zbeh përkushtimin e tij, personelit mjekësor dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë në luftën me pandeminë

Zemaj ka shkruar në Facebook se gjatë ditës së sotme ka vizituar Klinën, për të parë nga afër menaxhimine  pandemisë atje.

“Kosova sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19, një lajm që padyshim na bënë të ndihemi mirë, por assesi që ta zbehë përkushtimin tim si ministër, sikurse as edhe të personelit mjekësore dhe të të gjithë aktereve të tjerë të involvuar në luftë me pandeminë”, ka shkruar Zemaj.

“Po ashtu, vizitova edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare/QKMF, ku me dr. Anton Shllakun – drejtor dhe stafin menaxhues biseduam për shqetësimet që ka krijuar virusi Sars Covid19, për menaxhimin e situatës si dhe projektet që do të realizojmëë në të ardhmen”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë.

Zemaj ka thënë se në bazë të kërkesave të Komunës së Klinës, në konkursin e fundit për shkollim specialistik, iu është dhënë hapësirë kandidatëve që do të ndjekin specializimet për Mjekësi Familjare, Biokimi Klinike, e të tjera drejtime.

“Ndërsa në konkursit e fundit për shkollim specialistik, sipas kërkesave nga kjo komunë, iu kemi dhënë hapësirë disa kandidatëve, që do ndjekin specializimet për Mjekësi Familjare, Biokimi klinike, Gjinekologji dhe Obstetrikë, Pediatri dhe do t´u shërbejnë qytetarëve klinas”. Ka shkruar Zemaj.

(Kosova Sot Online)