Çfarë shkroi Nasim Haradinaj për atë që ndodhi në Zyrat e OVL të UÇK’së

  • A.P /
  • 08 September 2020 - 18:26
Çfarë shkroi Nasim Haradinaj për atë që ndodhi në Zyrat e OVL të UÇK’së

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Nasim Haradinaj, ka komenduar bastisjen e sotme në selinë e OVL’së.

Haradinaj ka shpërndarë videon kur një person ka dërguar në seli pakon me dosje, e po ashtu edhe videon ku sot u bastisën zyrat e OVL’së ku u morën të njëjtat dosje.

“Euuu euuuu! OVL-UÇK-së ,ju mirëpret të dy palëve! Mirë se na urdhëroni edhe herëve tjera! Në videon 1: Personi që i solli dosjet! Në videon 2: Personat e tribunalit që konviskuanë kopjën te cilën deshëm të ja japim prokurorisë sonë të Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.

Zyrat e OVL-UÇK’së janë bastisur mesditën e sotme.

Kjo për shkak të 4 mijë dosjeve të Gjykatës Speciale të cilat aty i solli të hënën një person.

(Kosova Sot Online)