OVL e UÇK’së: Rrjedhja e 4 mijë dosjeve tregon se Gjykata Speciale nuk është serioze

  • A.P /
  • 08 September 2020 - 20:57
OVL e UÇK’së: Rrjedhja e 4 mijë dosjeve tregon se Gjykata Speciale nuk është serioze

Tre hetues nga Gjykata Speciale, të martën për dy orë qëndruan në zyrat e OVL – UÇK-së.

Nuk ishte i ftuar nga askush.

Por, ky person i paidentifikuar deri me tani të hënën ia mësyu Zyrës së Veteranëve të UCK-së.

Me vete kishte edhe një pako, që më vonë u kuptua se brenda saj kishte  dosje të Task Forcës Speciale për Hetimin e Krimeve të Luftës.

Gjithë këto dokumetne janë datojnë mes viteve 2013 – 2015. 

E brenda saj, u tha të kenë qenë plot 4 mijë dosje.

Një ditë më pas, OVL e UCK-së, pati prapë mysafirë.

Kësaj radhe, siç shihet në pamjet e siguruara nga T7, hetues nga Zyra e Prokurorit te Specializuar, u futen në selinë qendrore.

Aty qëndruan këtu për një kohë brenda.

Pas rreth dy orëve, një veturë e EULEX-it, u parkua pranë zyrave të kësaj organizate.

Nga këtu, dolën dy nga hetuesit.

Këta nuk pranuan ta thonë as një fjalë.


E ndryshe nga këta dy, pas tyre në këmbë doli edhe një tjetër hetues dhe përkthyesja.

Por, as këta nuk u prononcuan rreth kësaj ndodhie.

Ndërkohë menjëherë pas këtij takimi, sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku, tregoi se çfarë kërkuan këta hetues.

Klinaku thotë që sjellja e tyre ishte korrekte, kurse ardhjen nuk e kishin paralajmëruar nga Gjykata Speciale.

Ndërsa sipas tij, vet vizita e tyre të martën, thotë shumë.

Klinaku thotë që këta hetues, nga kamerat e sigurisë, filmuan edhe pamjet e personit të maskuar që e solli pakon të hënën.

Ndërsa shton se rrjedha e këtyre informacioneve, tregon që kjo gjykatë, sipas tij, nuk është serioze.

Përgjigje për dosjen më dëshmi nga krimet e supozuara të luftës që përfundoi në duart e veteranëve nuk dhanë as në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

(Kosova Sot Online)