Rusia nis shpërndarjen në popull të vaksinës anti-covid, Sputnik V

  • A.P /
  • 08 September 2020 - 21:55
Rusia nis shpërndarjen në popull të vaksinës anti-covid, Sputnik V

Ministria ruse e Shëndetësisë njoftoi se grupi i parë i vaksinës Sputnik V kundër koronavirusit, ka nisur shpërndarjen civile, teksa dërgesat rajonale janë planifikuar në të ardhmen e afërt.

Vaksina është zhvilluar nga Qendra Kombëtare e Riparimit dhe Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë Ruse e Gamaleya dhe Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF),

“Grupi i parë i vaksinës ‘Gam-COVID-Vac’ (Sputnik V) për parandalimin e infeksionit të ri të koronavirusit, i zhvilluar nga Qendra Kombëtare e Kërkimeve Gamaleya e Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë së Ministrisë së Shëndetësisë të Rusisë, ka kaluar teste e nevojshme të cilësisë në laboratorët e Roszdravnadzor (rregullatori i pajisjeve mjekësore) dhe është lëshuar për shpërndarje civile “, tha ministria në një deklaratë.

Ministria ruse e shëndetësisë regjistroi vaksinën e parë kundër COVID-19, të quajtur Sputnik V, më 11 gusht.

Kryetari i Moskës Sergej Sobyanin, shpreson që shumica e banorëve të kryeqytetit rus do të vaksinohen kundër koronavirusit brenda disa muajsh.

(Kosova Sot Online)