Koleksioni i filmave porno në bunker, mësohet se për çfarë i përdorte Bin Laden

  • A.P /
  • 08 September 2020 - 21:57
Koleksioni i filmave porno në bunker, mësohet se për çfarë i përdorte Bin Laden

Plot 470,000 skedarë dixhitalë (files) që përmbajnë materiale pornografike janë gjetur në bunkerin ku strehohej Osama Bin Laden. Por duket se terroristi famëkeq nuk i ka përdorur ato thjeshtë për argëtim.

Sipas hipotezës së National Geographic, ato u përdorën për të transmetuar mesazhe të koduara.

Mbetet për t’u sqaruar nëse dhe si udhëheqësi i Al Kaidës i pa ato video, duke pasur parasysh që nuk kishte asnjë kompjuter ose lidhje interneti në vendin e tij të strehimit.

Më shumë detaje nuk janë dhënë kurrë në lidhje me materialin e gjetur në bunker, dhe CIA ka ndaluar publikimin e videove.

Sipas hipotezës që del nga dokumentari i National Geographic, udhëheqësi i Al Kaidës do të kishte fshehur mesazhe të koduara të sigurta se askush nuk do ta kishte analizuar ndonjëherë atë material.

Por për konsulentin e CIA-s Reid Meloy, terroristi që qëndron pas masakrës së 11 shtatorit thjesht do të kërkonte argëtim.

(Kosova Sot Online)