Edhe Naser Rugova ia jep një goditje Vjosa Osmanit: Për të ardhur keq që një intelektuale bëhet me falangat e kuqe

  • E.K /
  • 09 September 2020 - 11:01
Edhe Naser Rugova ia jep një goditje Vjosa Osmanit: Për të ardhur keq që një intelektuale bëhet me falangat e kuqe

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, po thotë se tash e disa muaj nuk ka besuar në Vjosa Osmanin. Kjo sipas tij, për shkak të kalimit të saj haptazi në taborin e VV’së

Rugova e ka krahasuar Albin Kurtin me Enver Hoxhën, duke thënë se ai po tenton ta fusë Kosovën dhe shqiptarët në konflikt me Amerikën.

“Kalimi i saj haptazi në taborrin e VV është edhe përgjigja ime në pyetjen pse tash e disa muaj nuk kam besuar më në znj. Vjosa Osmani. Është për keqardhje si një intelektuale si ajo bëhet krahë e fallangave të kuqe që duan ta shkëpusin Kosovën nga familja perëndimore. Albini është si Enver Hoxha, sepse do ta fusë Kosovën dhe shqiptarët në konflikt me Amerikën”, ka shkruar Rugova.

Rugavoa thotë se presidenti Hashim Thaçi është fajtor për ngritjen e Albin Kurtit.

“…ndërkaq fajtor për ngritjen e Albinit është Hashim Thaçi me shokë. LDK do t’i mbijetojë edhe kësaj sfide dhe nuk do të lejojmë aventura me fatin e Kosovës”, ka shkruar Rugova.

 

Kalimi i saj haptazi në taborrin e VV është edhe përgjigja ime në pyetjen pse tash e disa muaj nuk kam besuar më në znj....

Publiée par Naser Rugova sur Mercredi 9 septembre 2020

(Kosova Sot Online)