Prishtinë: I vjedh nënës telefonin, djali shkon dhe e shet dyfish më lirë

  • E.K /
  • 09 September 2020 - 11:33
Prishtinë: I vjedh nënës telefonin, djali shkon dhe e shet dyfish më lirë

Një familje në Prishtinë është në hall me djalin e tyre. I dyshuari sipas prindërve me forcë nënës së tij ia kishte marrë telefonin celular të vlerës rreth 60 euro dhe e kishte shitur tek i dyshuari i dytë në vlerën e 25 eurove.

Por djali i këtij çifti ka shkuar përtej. Ai në argjendari të ndryshme kishte vjedhur argjend ku i kishte shitur pastaj me çmime me të ulëta.

I dyshuari është arrestuar nga ana e policisë së Kosovës.

“Prishtinë 08.09.2020-08:25. Ankuesi mashkull kosovar raporton se djali tij kishte vjedhur ari dhe argjend të cilat i kishte shitur në argjendari të ndryshme në Prishtinë me çmime shumë të ulëta. Gjithashtu i dyshuari i pare me datën 07.09.2020  me forcë  nënës së tij ja kishte marrë telefonin celular të vlerës rreth 60 €uro dhe e kishte shitur te i dyshuari dyte për 25 €uro. Është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të cilit i dyshuari i pare dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari dyte lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)