Berlusconi flet nga spitali: Po kaloj nëpër një tmerr të vërtetë

  • G.G /
  • 09 September 2020 - 12:24
Berlusconi flet nga spitali: Po kaloj nëpër një tmerr të vërtetë

Javën e kaluar ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi u shtrua në spital pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

Së fundmi në një bisedë telefonike me senatorët e partisë së tij, Forza Italia, ai foli për gjendjen e tij shëndetësore duke u shprehur se po kalon një ferr të vërtetë, dhe megjithatë ka ende shpresë që të shërohet.

 “Unë jam duke luftuar për të kapërcyer këtë sëmundje, e cila është një ferr i vërtetë, është tmerrësisht e shëmtuar. Nga mijëra pacientë të ekzaminuar në San Rafaele, unë jam i pesti për nga ngarkesa virale. Unë bëra më të mirën time dhe shpresoj shumë që të mund të shërohem”, tha ish-kryeministri italian.

Mjeku personal i Berlusconit, Luigi Giancrigillo deklaroi se shëndeti i ish-kryeministrit po përmirësohet.

Berlusconi është i shtruar në spitalin “San Rafaele” të Milanos dhe është diagnostikuar edhe me pneumoni.

(Kosova Sot Online)