Testimet për Covid-19 në laboratore private: S’dihen as shifrat e të testuarve, as rezultatet

  • A.P /
  • 09 September 2020 - 20:56
Testimet për Covid-19 në laboratore private: S’dihen as shifrat e të testuarve, as rezultatet

Një muaj pasi që Ministria e Shëndetësisë ka licencuar rreth 120 laboratorë privatë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nuk ka bërë të ditur se sa persona janë testuar në to dhe sa prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Këta laboratorë, sipas Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Shëndetësisë, janë të obliguar që të raportojnë në baza ditore për mostrat e marra dhe rezultatet e tyre në IKSHPK

Televizioni ka kërkuar një përgjigje nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për këtë, mirëpo ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë ka thënë se laboratorët janë duke i raportuar të dhënat, por që detajet e tjera nuk i di.

Laboratori “PROLAB”, i licencuar

Sipas tyre, shumica e qytetarëve kërkojnë të testohen për arsye të udhëtimit jashtë vendit.

Sipas Emond Hajrizit, rektor i UBT-së, për 1 javë në laboratorin e tyre janë testuar rreth 30 persona me metodën PCR, dhe se çmimi i këtij testi është 65 euro.

Deri tani, testimet PCR falas bëhen vetëm në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, mirëpo ka më shumë se dy muaj që ky institucion teston vetëm personat me simptome të theksuara.

Ministri i Shëndetësisë ka premtuar që shumë shpejt do të krijohen kushte që testimet PCR të kryhen në 7 qendrat kryesore të vendit, por deri tash kjo ka mbetur vetëm premtim.

(Kosova Sot Online)