Strasburgu, i shqetësuar për statusin e tij si “kryeqyteti evropian”

  • A.P /
  • 09 September 2020 - 23:29
Strasburgu, i shqetësuar për statusin e tij si “kryeqyteti evropian”

Anulimi i seancës së shtatorit i Parlamentit Europian, i cili do të mbahej pas gjashtë muajsh mungesë, ka ringjallur shqetësimet për statusin e “kryeqytetit evropian” të metropolit në lindje të Francës.

Për herë të pestë këtë vit, seanca plenare e Strasburgut, e planifikuar nga 14 deri më 17 shtator, u anulua dhe eurodeputetët, të cilët nuk kanë shkelur në gjysmërrethin alsasian që nga shkurti, do të ulen në Bruksel.

Në kryeqytetin alsasian, lajmi zgjoi zemërimin e shumë zyrtarëve të zgjedhur dhe aktorëve ekonomikë.

Ai gjithashtu ringjalli grindjen midis pro-ve dhe kundra-ve për Strasburgun si selisë të PE-së, i vendosur nga traktatet si selia e seancave plenare, ndërkohë që eurodeputetët e kalojnë shumicën e kohës së tyre në Bruksel.


(Kosova Sot Online)