Putin jep detaje se çka foli me Vuçiqin këtë mëngjes

  • E.K /
  • 10 September 2020 - 11:17
Putin jep detaje se çka foli me Vuçiqin këtë mëngjes

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin kanë biseduar sot përmes telefonit lidhur me marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë.

Vladimir Putin ka thënë se i është kushtuar vëmendje e veçantë bisedimeve që u zhvilluan më 4 shtator në Washington dhe atyre në Bruksel më 7 shtator.

“Putin ka konfirmuar pandryshueshmërinë e pozicionit primar të Rusisë sa I përket gjetjes së një kompromisi dhe zgjidhje të balancuar që është e pranueshme nga Beogradi, I cili duhet të aprovohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB’së”, shkruar Kurir.

Poashtu është diskutuar edhe partneriteti strategjik mes Rusisë dhe Serbisë.

“Rusia vlerëson lartë kontributin personal të Aleksander Vuçiq’it për zhvillimin e lidhjeve Ruso-Serbe. Gatishmërinë e tij për bashkëpunimin e ngushtë në të ardhmen me të në një spektër të çështjeve bilaterale. Poashtu u theksua bashkëpunimi edhe në agjenda ndërkombëtare dhe rajonale”, thuhet në njoftimin e Kremlinit.

(Kosova Sot Online)