Haxhiu: Qeveria nuk po mendon për mbrojtjen e fëmijëve, prindërit nuk kanë mundësi t’i blejnë vet maskat

  • E.K /
  • 10 September 2020 - 11:46
Haxhiu: Qeveria nuk po mendon për mbrojtjen e fëmijëve, prindërit nuk kanë mundësi t’i blejnë vet maskat

Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes përmes një postimi në facebook foli për rregullat për fillimin e vitit të ri shkollor.

Haxhiu foli pikërisht për rregullën që prindërit duhet t’u sigurojnë maskën fëmijëve të tyre.

Ajo tha se ka prindër që nuk kanë mundësi të blejnë maska për fëmijët e tyre, e sidomos ata prindër që kanë më shumë se një fëmijë.

Sipas Haxhiut qeveria edhe në rrethana pandemia nuk po mendon për mbrojtjen e fëmijëve.

Ky është postimi i saj i plotë:

Gjatë kësaj jave prindërve i janë shpërndarë rregullat e fillimit të vitit të ri shkollor në kushte pandemie.
Në njërën nga këto rregulla thuhet:

“Prindërit janë të obliguar të sigurojnë maskën për fëmijët e tyre”!

A kanë menduar institucionet për prindërit që nuk i kanë mundësitë të blejnë maskat mbrojtëse për fëmijët e tyre sidomos duke pasur parasysh që orari mësimor është nga e hëna në të premte!
Ka prindër që kanë më shumë se 1 fëmijë dhe kjo do të jetë e papërballueshme për shumë familje.

Si është e mundur që edhe në rrethana të pandemisë, Qeveria të mos mendojë për mbrojtjen e fëmijëve dhe kujdesin për ta?

Po bëhen 6 muaj prej kur është ndërprerë mësimi fizik dhe padyshim që kjo ka ndikuar tek fëmijët dhe në këto rrethana sa shumë e vlefshme për fëmijët, sidomos ata të mësimit fillor do të ishte që shteti të paktën në fillim t’ia dhuronte një pako me dezinfektues e maskë mbrojtëse shumë përdorimëshe!
Por jo, ata kujdesen veq për veten dhe njerëzit e tyre e përreth tyre!

(Kosova Sot Online)