Shefi i EULEX’it i shkon në zyrë Fatmir Limajt

  • E.K /
  • 10 September 2020 - 13:49
Shefi i EULEX’it i shkon në zyrë Fatmir Limajt

Shefi i EULEX’it, Lars-Gunnar Wigemark, ka shkuar sot për vizitë te kreu i Nismës, Fatmir Limaj. Kanë folur për zhvillimet e fundit në vend dhe për forcimin e drejtësisë.

Zyra për Media e Nismës njofton se me shefin e Eulexit, Liimaj ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend, menaxhimin e pandemisë si dhe për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Në këtë takim, sipas Nismës, Limaj vlerësoi kontributin e EULEX-it  jo vetëm në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, por edhe në mbështetjen dhënë institucioneve të drejtësisë.

Kreu I Nismës theksoi rëndësinë që ky mision të vazhdoj të ndihmoj edhe më shumë sistemin gjyqësor në vend, vecanërisht në ofrimin e këshillave dhe ekspertizave në fushën e drejtësisë.

Në anën tjetër, Lars-Gunnar Wigemark u zotua se se misioni të cilin ai e drejton do të vazhdoj të mbështes Kosovën në fushën e sistemit të drejtësisë.

(Kosova Sot Online)