Tahiri: Në Parlamentin Evropian u konfirmua mbështetja për liberalizimin e vizave

  • A.P /
  • 10 September 2020 - 21:36
Tahiri: Në Parlamentin Evropian u konfirmua mbështetja për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se gjatë vizitave që kanë pasë sot në Bruksel bashkë me Kryeministrin Avdullah Hoti ka pasur pajtueshmëri që Kosovës duhet t’i hiqen vizat.

“Në Parlamentin Evropian në të gjitha takimet, me Presidentin e Parlamentit Evropian, z. Sassoli, në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe në Grupin e Miqësisë për Kosovën u konfirmua mbështetja për liberalizimin e vizave”, ka thënë Tahiri.

“U tha që mungesa e liberalizimit të vizave e dobëson rolin e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe si ndërmjetësues në dialog”.

Sipas tij, tani duhet punë aktive në reforma evropiane dhe takime bilaterale me shtetet anëtare për të dëshmuar se Kosova është gati në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

“Në takime me deputetë theksova se njohja nga 5 vendet, investimet programore dhe ato kapitale kanë rëndësi jetike për zhvillimin e vendit tonë. Sa më prezente që është Evropa si tërësi në Kosovë e rajon aq më pak do të kenë ndikim agjendat anti-perendimore”.

(Kosova Sot Online)