Rrëfimi i Vuçiqit për takimin në Washington: Nuk fjeta gjithë natën

  • E.K /
  • 11 September 2020 - 08:07
Rrëfimi i Vuçiqit për takimin në Washington: Nuk fjeta gjithë natën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq në një intervistë në televizionin publik RTS, ka thënë se vendi i tij nuk ka pasur përkrahje nga Amerika në 30 vitet e fundit, dhe se dyert e Shtëpisë së Bardhë kanë qenë të mbyllura për serbët deri në këtë moment.

Vuciq tha se shërbimet e Serbisë e dinin se do të kishtë pika të vëshira për Serbinë.

“Amerikanët dhe gjermanët krijuan Kosovën, jo zviceranët, natyrisht”, tha ai.

Tutje, presidenti ka thënë se i dintë se si duken bisedimet në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë e di se si duken bisedimet në Shtëpinë e Bardhë. E di se çfarë presioni kishte mbi ne dhe ata”, tha ai.

“Mjafton që ata të thonë – ne do të tërheqim forcat tona nga Kosova dhe ata (shqiptarët) do të bien dakord për gjithçka”, thotë Vuçiq.

“Në Uashington, mund të ulesha në dysheme, sepse e dija se për çfarë luftoja, për vendin tim. Ne nuk fjetëm natën, përgatitëm çdo detaj. Bëmë një punë të mirë për vendin. Ne ruajtëm dinjitetin e vendit dhe treguam se Serbia pas 30 vjetësh mund të respektohet në Amerikë. Ne nuk shkuam për një fitore të madhe, sepse ato janë arritur në luftë. Ne shkuam për një fitore të vogël, pasi ato arrihen në paqe”.

Ai deklaroi se donte të arrinte “një fitore të vogël dhe të bënte gjëra të mira për fëmijët dhe të ardhmen e Serbisë”.

“Serbia nuk është aq e parëndësishme sa dikur. Tani është më e pasur dhe ushtarakisht më e fortë. Shumë do të na predikojnë, do të kërcënojnë, por ne do u përgjigjemi atyre kërcënimeve në të njëjtën mënyrë”.

(Kosova Sot Online)