Lexoni edhe:
Grenell godet Vuciqin: Refuzon të mohojë se do ta zhvendosë ambasadën në Jeruzalem
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuëoëlu, tha sot se vendi i tij priste që Bashkimi Evropian (BE) të vepronte si një “ndërmjetës i ndershëm” në rajonin e Mesdheut Lindor.
“Nëse jeni pjesë e problemit, si mund të ndërmjetësoni midis Turqisë dhe Greqisë? Ose, midis turqve dhe grekëve qipriotë”, tha Çavuëoëlu teksa iu drejtua Komitetit të Parlamentit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme përmes video-konferencës.
Grenell godet Vuciqin: Refuzon të mohojë se do ta zhvendosë ambasadën në JeruzalemLexoni edhe:
Greqia ka kontestuar eksplorimin e tanishëm energjetik të Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.
Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije shpimi për të kërkuar energji në shelfin e saj kontinental, duke thënë se Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.
Dialogu për ndarjen e këtyre burimeve në mënyrë të drejtë do të jetë një fitore për të gjitha palët, thonë zyrtarët turq.
(Kosova Sot Online)