Vuciq thotë se Putin i ka kërkuar falje për talljen e Zakharovës

  • E.K /
  • 11 September 2020 - 12:03
Vuciq thotë se Putin i ka kërkuar falje për talljen e Zakharovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm Sergey Lavrov i kanë kërkuar falje për postimin në Facebook të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova.

Vuçiq tha se ata asnjëherë më parë nuk kanë kërkuar falje për asgjë, por se këtë herë e bënë.

“Putini më tha se shteti rus nuk qëndron pas postimit, veçanërisht jo ai personalisht”, tha ai.

Zakharova krahasoi një fotografi të Vuçiqit ulur para presidentit të SHBA-së Donald Trump me një skenë nga filmi “Basic Instinct” të Sharon Stone.

(Kosova Sot Online)