Rrahim Hashimi thotë se u shpall i pafajshëm, kërkon miliona euro nga Këshilli Gjyqësore dhe mediat

  • A.P /
  • 11 September 2020 - 16:04
Rrahim Hashimi thotë se u shpall i pafajshëm, kërkon miliona euro nga Këshilli Gjyqësore dhe mediat

Rrahim Hashimi thotë është liruar nga të gjitha akuzat për rastin “Afera e fajdeve”.

Hashimi që u bë i njohur nga përgjimet, ku ishte impikuar në mashtrim, ryshfet, thotë se është shpallur i pafajshëm,

“Pas 3 vite e gjysëm të maltretimeve, shantazhve dhe linqimeve publike që më janë bërë, drejtësia vendosi duke hedh poshtë aktakuzat dhe të pushoj proceduren penale ndaj meje për marrje rryshfeti, ushtrim ndikimi dhe mashtrim në vazhdimësmi.

Hashimi ka shkruar se do të kërkojë dëmshpërblim prej 5.2 milionë eurove ndaj Këshillit Gjyqësor dhe dy mediave që kanë publikuar përgjimet, ku përfshihet ai.

Njoftimi i tij i plotë në Facebook:

E drejta, ligji, drejtësia, pastërtia ngadhnjej kundrejt një kosoto të madhe personale!

Pas 3 vite e gjysëm të maltretimeve, shantazhve dhe linqimeve publike që më janë bërë, drejtësia vendosi duke hedh poshtë aktakuzat dhe të pushoj proceduren penale ndaj meje për marrje rryshfeti, ushtrim ndikimi dhe mashtrim në vazhdimësmi.

Dua të potencoj që kam qëndruar në paraburgim 9 muaj në cilësin e zyrtarit të Drejtorisë për Siguri Kombëtare, si dhe koordinatorit të AKP-së dhe aksionarit të Bankës Ekonomike, gjë që është vërtetu që asnjëherë s’kam pas pozita të tilla.

Profilizimi i personalitetit tim si monstrum nga ana prokurorisë speciale dhe disa zyrtarëve të përveqëm të Policisë ka arritë të shkatrroj biznesin tim të ndertuar me shumë mund nga unë dhe partnerët e mi, veqnarisht raporet e mia me biznesmen ndërkombëtare në veqanti ato Hungarezo-Israelite.

Këtij demonizimi i kontribuan disa mediume e në veqanti Grupi Koha dhe Insajderi të lidhura ngusht me organizatën VV, që nëpërmjet meje, duke dëmtu dhe shantazhu profilin tim afarist, donin të atakonin më sakt shantazhonin subjetktin politik PDK.

Aktualisht jam në bisedime me një avokat të njohur ndërkombëtar për reliazimin e së drejtës sime për dëmshpërblimit vlera për kompenzim do të jet 5.2 milion euro. Nga këto, nga Këshlli Gjygjësor do kërkoj 3 milion euro, ndërsa 1 milion euro nga Grupi Koha për shantazh, denigrim dhe për linqim 1 milion euro nga Insajderi për shantazh dhe linqim dhe 200.000 euro nga RTK për një storie shantazhuse.

E gjithë kjo do kontriboj që në te ardhmen Prokuroria, të mos bije pre e opinionave të trilluara nga disa media për nevoja të poitikave dhe lobeve, por të ndërtoj aktakzua të bazuara në fakte, e jo spekuilme, insinuata dhe trillime.

Rrahim HASHIMI!

(Kosova Sot Online)