India shënon mbi 1,200 viktima të koronavirusit për 24 orë

  • S.A /
  • 12 September 2020 - 08:47
India shënon mbi 1,200 viktima të koronavirusit për 24 orë

India e ka regjistruar një ndër shifrat më të larta ditore të personave të vdekur nga koronavirusi në botë për 24 orë, me 97,570 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 1,201 persona kanë vdekur nga Covid-19 në 24 orët e kaluara, që është shifra më e lartë nga korriku. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të pandemisë në këtë shtet shkoi në 77,472 persona.

Numri i përgjithshëm i infektimeve ka shkuar në mbi 4.65 milionë, shkruan The Guardian.

Të hënën, India ia zuri vendin e dytë Brazilit në listën e shteteve me më së shumti raste të koronavirusit në botë. Në vendin e parë vazhdojnë të mbeten Shtetet e Bashkuara me më shumë se 6.4 milionë persona të infektuar.

(Kosova Sot Online )