Lexoni edhe:
Vrau bashkëshorten në Gjermani, kosovari dënohet me burgim të përjetshëm
Në Doha të Katarit, të shtunën filloi ceremonia hapëse e bisedimeve të paqes mes qeverisë afgane dhe përfaqësuesve të grupit militant të talibanëve. Përmes këtyre bisedimeve synohet fundi i gati dy dekadave luftë, në të cilën janë vrarë dhjetëra mijëra luftëtarë e civilë.
Konflikti 19-vjeçar është gjithashtu ndërhyrja më e gjatë ushtarake e Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. Me këtë çështje kanë qenë të detyruar të merren tre presidentë amerikanë deri më tani, shkruan Reuters.
Vrau bashkëshorten në Gjermani, kosovari dënohet me burgim të përjetshëm Lexoni edhe:
Ceremonia e fillimit të bisedimeve nisi në orën 9 të mëngjesit sipas kohës lokale me recitim të Kuranit dhe më pas me komentet e ministrit të Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.
Pjesëmarrës të rëndësishëm në këtë proces, përfshirë udhëheqësin e këshillit për paqe të Afganistanit, Abdullah Abdullah, liderin e talibanëve, Mulla Baradar Akhund, dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, gjithashtu pritet ta marrin fjalën.
Zyrtarët, diplomatët dhe analistët thonë se ndonëse ulja e palëve në tavolinën e bisedimeve është arritje, kjo nuk nënkupton që rruga drejt paqes do të jetë e lehtë.
Sipas një diplomati evropian në Kabul, arritja e një armëpushimi, të cilin deri më tani e kanë refuzuar talibanët, pritet të jetë në krye të agjendës së bisedimeve.
Fillimi i këtyre bisedimeve u mundësua kryesisht nga suksesi në marrëveshjen për shkëmbimin dhe lirimin e të burgosurve nga të dyja palët dhe ndërmjetësimi i vazhdueshëm i të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara për procesin e paqes në Afganistan, Zalmay Khalilzad.
(Kosova Sot Online )