Thaçi e nis ditën me një video nga Shala e Bajgorës

  • E.K /
  • 12 September 2020 - 10:14
Thaçi e nis ditën me një video nga Shala e Bajgorës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjedhur Shalën e Bajgorës si promovim i bukurive natyrore të Kosovës.

Thaçi në Facebook ka postuar një video të kësaj ane duke shkruar se Shala e Bajgorës dhe mikëpritja e shaljanëve e bëjnë atë një zonë atraktive për ta vizituar.

“Shala e Bajgorës, bukuri e papërshkrueshme. Mikpritja e shaljanëve, potenciali i madh turistik, natyra e mrekullueshme dhe ajri i pastër, po e bëjnë atë një zonë tejet atraktive për ta vizituar”, ka shkruar ai në Facebook.

 

(Kosova Sot Online)