Një jetë së bashku, vdesin nga koronavirusi 4 min mbas njëri-tjetrit

  • E.K /
  • 12 September 2020 - 10:55
Një jetë së bashku, vdesin nga koronavirusi 4 min mbas njëri-tjetrit

Një çift nga Karolina e Veriut ka vdekur vetëm pak minuta të ndarë nga njeri-tjetri, me duart të shtrënguara pas një muaj beteje të vështirë me Covid-19.

Johnny Lee Peoples, 67 vjeç dhe gruaja e tij Cathy Darlene Peoples, 65 vjeçe, ishin bashkë për pothuajse 5 dekada. Ata ishin të martuar prej 48 vitesh, së bashku plot 50 vjet, duke shëtitur çdo ditë të kapur dorë për dore”, i tha WBTV djali i tyre Shane Peoples, raporton daily mail.

Çifti simpatik vdiq më 2 shtator, duke shënuar fundin e një kalvari 30 ditor, kur të dy morën virusin dhe u dobësuan shumë në shëndet. Ai tha se nëna e tij filloi të shfaqë simptoma pak ditë para se të dilte në pension.

“Kishte kryesisht ethe dhe humbje të shijes”, tha Shane për WBTV. “Babai im filloi të shfaqte simptoma dy ditë më vonë. Pas dy javësh të dy u futën në terapi intensive. Gjithçka filloi të përkeqësohej”, tha ai.

Ai tha se ditën e fundit të jetës ata u vendosën në një dhomë intubimi, me duar të bashkuar, infermierët u mblodhën rreth tyre, dhe çdo gjë zgjati vetëm 4 minuta.

(Kosova Sot Online)