Emiratet e Bashkuara Arabe shënojnë rekord të rasteve ditore të koronavirusit

  • G.G /
  • 12 September 2020 - 14:07
Emiratet e Bashkuara Arabe shënojnë rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë raportuar numrin më të lartë të rasteve të reja të koronavirusit për periudhën 24-orëshe me 1,007 persona të konfirmuar me Covid-19 për një ditë.

Shteti i Gadishullit Arabik ka shënuar rritje të numrit të rasteve të koronavirusit në gjashtë javët e fundit pasi më 3 gusht i kishte regjistruar vetëm 164 raste për 24 orë. Autoritetet kanë thënë se kjo rritje ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të distancës sociale nga njerëzit.

Numri më i lartë i rasteve për një ditë në Emiratet Arabe para këtij rekordi u shënua me 22 maj, kur u regjistruan 994 persona të infektuar, shkruan The Guardian.

Deri më sot, në Emiratet e Bashkuara Arabe janë regjistruar gjithsej 78,849 raste të infektimeve me koronavirus, ndërsa 399 persona kanë vdekur nga sëmundja Covid-19.

Autoritetet e këtij vendi nuk tregojnë se në cilën nga shtatë emirate janë regjistruar rastet e infektimeve dhe vdekjeve veç e veç. Në këtë shtet jetojnë rreth 10 milionë njerëz, shumica të huaj.

(Kosova Sot Online)