Shijojeni të dielen, këto janë temperaturat për sot

  • A.P /
  • 13 September 2020 - 09:21
Shijojeni të dielen, këto janë temperaturat për sot

Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell, kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

IHMK përmes një postimi në Facebook njoftoi se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare. Sa i përket reshjeve, në bazë të parashikimeve sinoptike nuk parashihet të kemi fare në gjysmën e parë të shtatorit, ndërsa gjysma e dytë e shtatorit, kryesisht dekada e tretë e muajit parasheh ndryshim të kushteve meteorologjike. Ka tendenca të ketë ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme”, thuhet në njoftimin e tyre. 

(Kosova Sot Online)