Lexoni edhe:
Kush është shefi i ri i Zyrës së BE’së në Kosovë?
Shërbimi Korrektues i Kosovës nga sot do të fillojë me hapat e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19 në institucionet korrektuese.
Në një komunikatë për media thuhet se SHKK nga data 14.09.2020 do të fillojë me lejimin e vikendeve për Të dënuarit, e po ashtu për vizitat familjare do të lejojë dy persona të rritur dhe fëmijët.
Kush është shefi i ri i Zyrës së BE’së në Kosovë?Lexoni edhe:
Gjatë vizitës së tyre, secili familjar është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë edhe maskë mbrojtëse.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.
(Kosova Sot Online)