Bilanci me COVID në Pejë: Tetë pacientë janë në gjendje të rëndë

  • E.K /
  • 14 September 2020 - 09:58
Bilanci me COVID në Pejë: Tetë pacientë janë në gjendje të rëndë

Tetë pacientë të prekur nga COVID-19 e që po trajtohen në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë numri total i atyre që po trajtohen nga koronavirusi në Pejë është 37.

Një pacient është në respirator, 23 janë me oksigjenoterapi tetë prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit spitali ka njoftuar për shërimin e një pacienti nga ky virus.

Tutje, spitali njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 12 lindje, kanë lindur shtatë foshnja të gjinisë mashkullore dhe pesë të gjinisë femërore.

Gjithashtu, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 613 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.

60 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

378 persona kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4 mijë e 199 analiza, ndërsa janë kryer 12 operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 289 shërbime radiologjike dhe atë 185 Rëntgen, 81 Eho dhe 23 CT-ja.

(Kosova Sot Online)