Arrestohet një femër në Fushë Kosovë, keqtrajtoi fëmijën e saj

  • E.K /
  • 14 September 2020 - 10:29
Arrestohet një femër në Fushë Kosovë, keqtrajtoi fëmijën e saj

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Fushë Kosovë, pasi që e njëjta ka keqtrajtuar fëmijën e saj.

Në njoftimin e Policisë thuhet se më urdhër të prokurorit fëmija është dërguar në strehimore, kurse e dyshuara në mbajtje

“Është arrestuar një e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta ishte hasur duke keqtrajtuar fëmijën e saj. Me urdhër të prokurorit fëmija është dërguar në strehimore ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur ditën e diel.

(Kosova Sot Online)