Përleshje në Pejë, një person theret me thikë

  • E.K /
  • 14 September 2020 - 10:50
Përleshje në Pejë, një person theret me thikë

Policia në Pejë ka arrestuar dy persona pasi dyshohet se kanë therur me thikë një tjetër.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Pejë, njofton policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, viktima është plagosur rëndë, mirëpo pas operacionit gjendja e tij është stabile.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti dyshohet se kanë goditur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të renda trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal dhe pas operacionit gjendja e tij është stabile”, ka njoftuar policia.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)