Albulena Haxhiu e shokuar me uljen e dënimit për Pjetër Ndrecajn

  • E.K /
  • 14 September 2020 - 11:50
Albulena Haxhiu e shokuar me uljen e dënimit për Pjetër Ndrecajn

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se është e shokuar me uljen e dënimit për vrasësin e Valbonës dhe vajzës së saj, Pjetër Ndrecajn.

Haxhiu tha se ky aktgjykim i marrë sot është padrejtësia e radhës ndaj grave dhe se është aq skandaloz sa tregon se jeta e gruas dhe fëmijëve nuk është e vlefshme për institucionet e drejtësisë.

“Në vend se institucionet e drejtësisë të jenë vendi ku triumfon drejtësia ato janë shndërruar në zyra për pazare e vendime të turpshme ku amnistohen kriminelët e inkurajohen të tjerë për veprime kriminale!”, shtoi ajo.

Haxhiu tha se asnjëherë më shumë nuk kemi pasur nevojë për shtetin e së drejtës.

Ndrecajt iu ndryshua sot aktgjykimi, nga burgim i përjetshëm në 24 vite e gjysmë burgim.

(Kosova Sot Online)