Ndahen 230 mijë euro për dezinfektimin dhe dezinsektimin e ndërtesave qeveritare

  • E.K /
  • 14 September 2020 - 12:14
Ndahen 230 mijë euro për dezinfektimin dhe dezinsektimin e ndërtesave qeveritare

Qeveria e Kosovës ka ndarë  230 mijë euro për sigurimin e procesit të deratizimit, dezinfektimit dhe dezinsektimin e ndërtesave qeveritare që menaxhohen nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka thënë se duke marr parasysh situatën pandemike, ka propozuar që këto mjete të ndahen nga rezervat.

“Duke marr parasysh situatën dhe shpenzimet që janë bërë ne propozojmë që të ndahen këto mjete nga rezerva”.

(Kosova Sot Online)