Bëhen publike të dhënat se sa teste PCR ka kryer Laboratori i Devollëve

  • G.G /
  • 14 September 2020 - 13:03
Bëhen publike të dhënat se sa teste PCR ka kryer Laboratori i Devollëve

Sa teste i kanë bërë nuk pranuan që të tregojnë.

Këtë gjë laboratori “Medical & Laboratory Services MLS” i vajzës së Blerim Devollit, madje e cilësoi si të dhënë sekrete të kompanisë.

E fshehtësinë me shumë kujdes ia ruajtën edhe ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Por, si duket fshehtësia e laboratorit të Devollëve nuk është edhe aq sekret.

Këtë gjë për gazetën Infokus e ka zbuluar Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Ata kanë konfirmuar  se laboratori i Devollëve ka kryer 1 mijë e 361 teste RT PC për COVID-19.

“Deri me 03.09.2020 nga Laboratori në fjalë janë kryer 1361 testeve sipas metodës RT PCR”, thuhet në përgjigjen e AKK-së

Detajet të cilat nuk i jepnin MSh-ja dhe IKSHPK-ja për laboratorin e Devollëve i ka dhënë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Pra deri me 3 shtator sipas AKK-së “Medical & Laboratory Services MLS” ka kryer 1361 teste RT PCR.

(Kosova Sot Online)