Philips: Administrata e Trumpit e ka lënë anash Kosovën, nuk është marrë me çështje përmbajtjesore politike

  • E.K /
  • 14 September 2020 - 14:41
Philips: Administrata e Trumpit e ka lënë anash Kosovën, nuk është marrë me çështje përmbajtjesore politike

Ish-këshilltari i lartë në departamentin amerikan të shtetit, David Phillips, thotë se administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, e ka lënë anash Kosovën, duke u marrë më shumë me çështje teknike sesa përmbajtjesore politike.

“SHBA-të është dashur të jenë kundërshtari më i fuqishëm dhe më i zëshëm. Nuk është dashur asnjëherë të merret për bazë ideja për ndryshime territoriale. Kohëve të fundit kemi parë që SHBA janë rifokusuar në çështje ekonomike rajonale. Shqiptarët e kanë refuzuar planin për copëtim, Ambasadori Richard Grenell vazhdoi më tej me programin ekonomike për të dyja vendet, Kosovën e Serbinë. Mirëpo, kjo nuk përbën thelbin. Çështja kryesore nuk është as ekonomike as teknike. Çështja thelbësore është që Serbia vazhdon të refuzojë ta njohë Kosovën dhe të pranojë se e ka humbur atë për shkak të krimeve që i ka kryer Millosheviqi. Nuk ka asnjë program për të arritur njohjen e ndërsjellë, midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe derisa Serbia të përballet me faktet dhe ta njohë Kosovën, do të vazhdojë të jetë situatë e paqartë”.

Phillips thotë se përgjithësisht komuniteti ndërkombëtar ka dështuar në presionin ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës. Dhe sipas tij pa zgjidhjen e fatit të të zhdukurve, çështje e cila vazhdon të mbetet plagë e hapur për Kosovën, nuk mund të ketë pajtim midis Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për korrespondentin tonë në SHBA- Halil Mula, Phillips thotë se Gjykata Speciale duhet të ndryshojë mandatin dhe t’i trajtojë të gjitha krimet e kryera në Kosovë gjatë kohës së luftës.

(Kosova Sot Online)