Edi Rama i shkon në rezidencën verore Erdoganit: Me mikun e çmuar, ja çfarë biseduan

  • G.G /
  • 14 September 2020 - 16:07
Edi Rama i shkon në rezidencën verore Erdoganit: Me mikun e çmuar, ja çfarë biseduan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar në rezidencën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Rama përmes një postimi në Facebook, ka treguar se është takuar me mikun e tij të çmuar, presidentin e Turqisë, Erdoganin, në rezidencën e tij verore në Marmaris.

Kryeministri shqiptar thotë se ata kanë biseduar për marrdhëniet Shqipëri-Turqi.

Postimi i plotë:

Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e fuqizimit të ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimorë

(Kosova Sot Online)