Vritet me armë zjarri brenda makinës 33 vjeçari

  • E.K /
  • 15 September 2020 - 09:53
Vritet me armë zjarri brenda makinës 33 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrogozhinë. Policia bën me dije se rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës është gjetur i vdekur në mjetin e tij shtetasi Klevis Kapllani, 33 vjeç.

Dyshimet e para të policisë janë se vdekja e 33 vjeçarit ka ardhur nga përdorimi i armës së zjarrit.

Policia njofton se është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Njoftimi

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 15.09.2020, rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit,  shtetasi K.K., 33 vjeç.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në  zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(Kosova Sot Online)