Turqia tash po e kërcënon Greqinë nëpërmjet intervistave me titra në gjuhën greke

  • E.K /
  • 15 September 2020 - 11:02
Turqia tash po e kërcënon Greqinë nëpërmjet intervistave me titra në gjuhën greke

Agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency edhe një herë tjetër ka transmetuar një intervistë të dhënë nga një prej zyrtarëve të qeverisë Erdogan. Intervista e sjellë me titra në greqisht, në fokus kishte marrëdhëniet Greqi-Turqi.

Në këtë intervistë, ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, i cili ishte në Kas në të njëjtën kohë kur  presidentja Katerina Sakellaropoulou po vizitonte Kastelorizo , bëri thirrje që Greqia të mos bëhet vegël nga Franca.

Akar i bëri thirrje Greqisë që të mos jetë një vegël në përpjekjet e Macron-it për të rikonfirmuar imazhin e tij në Francë.

(Kosova Sot Online)