Abdixhiku kujton seancën e 2017’tës të udhëhequr nga Mikullovci, tregon për çka bisedonin me deputetin

  • E.K /
  • 15 September 2020 - 11:09
Abdixhiku kujton seancën e 2017’tës të udhëhequr nga Mikullovci, tregon për çka bisedonin me deputetin

Ish’ministri Lumir Abdixhiku ka ngushëlluar familjen dhe bashkëpunëtorët për vdekjen e aktorit dhe ish’deputetit Adem Mikullovci.

Abdixhiku në Facebook e ka kujtuar seancën konstituive të vitit 2017-të që e kishte hapur Mikullovci si deputeti më i vjetër.

“ “Sikur të takoheshim me vetveten sy më sy, do të putheshim apo kishim për t’u pështy?” Me këto rreshta të Shkrelit, Adem Mikullovci si më i moshuari në Kuvend, kishte hapur seancën konstituive në gusht të 2017-ës; kur për herë të parë bëhesha deputet. Vështirë të gjeje diçka më të thellë, u thash kolegëve përreth”

“Adem Mikullovcin e kujtoj si njërin nga deputetët më të dashur që ka patur Kuvendi i Kosovës ndonjëherë. Përveç se ishte i afërt, e i dashur, e i drejtë – ishte “jack”. Vinte në zyren time prej deputeti shpesh. Me të mund të flisje për art, për letërsi, për shkencë e muzikë, për shah, për shah shumë – ishte enciklopedi.

Perdja e Adem Mikullovcit ra. Por dilemën e takimit me veten e ka të zgjidhur lehtë. Sot humbëm një aktor, intelektual e politikan të rrallë. Ngushëllime familjes e bashkëpunëtorëve”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)