Për të zbutur egërsinë e vitit 2020, fermeri mbjell dy milionë luledielli

  • E.K /
  • 15 September 2020 - 13:42
Për të zbutur egërsinë e vitit 2020, fermeri mbjell dy milionë luledielli

Për të gjithë viti 2020 ka qenë një vit mjaft i tmerrshëm. Trazirat politike, padrejtësitë shoqërore dhe pandemia që i vendosi kapakun.

Të gjitha këto kanë ndikuar negativisht tek ne. Mirëpo, nëse dëshironi një vend të qetë dhe plot pozitivitet hidhni një sy nga fusha e fermerit Scott Thompson në Wisconsin, SHBA.

Këtë verë, ai vendosi të mbillte mbi dy milion luledielli, në 22 hektarë.

“Ne thjesht e bëmë atë dhe ne vetëm vazhduam të mbillnim. Ndërsa sezoni vazhdonte, pandemia nuk ikte dhe ne menduam se njerëzit mund të kërkonin diçka për të bërë, kjo ishte mënyrë e shkëlqyeshme për të mbajtur distancën shoqërore”-tha Thompson.

Fusha e luleve është e madhe dhe afërsisht një e treta e tyre pritet të lulëzojnë në vazhdim.

Siç mund ta shikoni është një vend mjaft i bukur për ta vizituar dhe njerëzit po shkojnëm me shumë kënaqësi.

Me 22 hektar lule, ka mjaft hapësirë ëpër njerëzit që të shkojnë dhe të shijojnë bimët që lulëzojnë, ndërsa ende mbajnë një distancë të sigurt nga vizitorët e tjerë, duke e bërë atë strehën e përsosur pandemike.

Por, ndërsa pandemia ndihmoi në frymëzimin e Thompson për të mbjellë fushat masive të luleve në radhë të parë, ai thotë se përgjigja nga publiku ka qenë aq e madhe saqë ai synon të vazhdojë mbjelljen e tyre edhe kur pandemia të ikë.

(Kosova Sot Online)