Mustafa me telegram ngushëllimi pas vdekjes së Mikullovcit: La pas vetes veprën e tij të pashlyeshme

  • E.K /
  • 15 shtator 2020 - 14:33
Mustafa me telegram ngushëllimi pas vdekjes së Mikullovcit: La pas vetes veprën e tij të pashlyeshme

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka dërguar telegram ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të aktorit dhe ish’deputetit Adem Mikullovcit.

Mustafa ka deklaruar se me pikëllim dhe me keqardhje të madhe e ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit Adem Mikullovci.

 “Adem Mikullovci la pas vetes veprën e tij të pashlyeshme që do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona dhe gjeneratave të reja. Rolet e panumërta dhe të papërsëritshme të tij do të mbesin gjurmë për artin dhe të gjithë artistët e rinj.

Ndarja e Mikullovcit është humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë e tij, por edhe gjithë komunitetin artistik dhe më gjerë. Ikja e tij do të lërë një zbrazëtirë të madhe për artin, kulturën dhe politikën e Kosovës”.

 

Me rastin e ndarjes nga jeta të artistit dhe deputetit, Adem Mikullovci, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë...

Publiée par Lidhja Demokratike e Kosovës sur Mardi 15 septembre 2020

(Kosova Sot Online)